Site icon Telegrafi

Djali i Mijallkov nuk paraqitet në polici për të dhënë dëshmi për 27 prillin

Ish-truproja e Sasho Mijallkovit, Alen Zekirov dhe Bllazho Petrevski, i cili gjithashtu konsiderohet i afërt me Mijallkovit janë përgjigjur në ftesën e Prokurorisë për krim të organizuar dhe u paraqitën për dhënie të dëshmisë në stacionin policorë në Kisella Voda.

Djali i Sasho Mijallkovit, Jordan Mijallkov, i cili gjithashtu është ftuar për dhënie të dëshmisë nuk u paraqit në stacionin policor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç mëson TV24, Jordan Mijallkov ndodhet në udhëtim, ndërsa ftesa nuk i është dorëzuar në mënyrë të rregullt./Telegrafi/

Exit mobile version