Këngëtari Michael Buble për një kohë të gjatë ka qenë i shkëputur nga rrjetet sociale. Ai u kthye në profilin e tij në Instagram duke e shfaqur për herë ta parë djalin e tij, pasi i shpëtoi sëmundjes së kancerit, shkruan Mirror.
Përmes një videoje të adhurueshme, gjashtëvjeçari Noah shfaqet së bashku me të dy prindërit e tij. Ai dukej mirë me shëndet.
Besohet të jetë hera e parë që prindërit Michael dhe Luisana kanë lejuar që djali i tyre të paraqitet në Instagram nga frika për shëndetin e tyre.
Familja ka duruar një ndjenjë tmerruese për disa vite, kur Noah u diagnostikua me kancer të mëlçisë në vitin 2016. Michael pastaj e përshkroi djalin e tij si ‘të ashpër’ dhe ‘një superhero’ dhe tha se ai ishte shumë i guximshëm për të ndjekur në ëndrrat e tij.
“Ai nuk dëshiron të jetë një këngëtar kur të rritet, nuk dëshiron të bëjë asgjë nga kjo, dëshiron të notojë me peshkaqenë, të jetë një zhytës”.
“Ky është superheroi ynë. Kemi dy superheronj të tjerë por ju e dini se çfarë, ky djalë është një frymëzim i madh për ne dhe ishte një frymëzim i madh për ne që ta bënim këtë me ju dhe të mirëpriteshim në shtëpitë tuaja në të gjithë botën”, ka thënë Buble.
Michael dhe Luisana, të cilët u takuan në setin e një videoje muzikore, janë gjithashtu prindër të Elias, katër vjeç dhe Vida njëvjeçar. /Telegrafi/