Vetëm pak ditë nga lajmi se këngëtarja e famshme Madonna, është afruar sërish me të birin Rocco Ritchie, tabloidet britanike kanë publikuar disa fotografi ku ky i fundit, shfaqet i ulur poshtë urës, duke pirë alkool dhe cigare me disa miq.
Rocco në këto foto shfaqet i ulur mes pisllëkut, poshtë një urë në Londër, ku së bashku me dy bashkëmoshatarë, qëndrojnë duke pirë vazhdimisht alkool dhe ndezin cigare.
Media shkruajnë se kjo është një tentativë e të riut, pë t’u fshehur nga problemet me të ëmën. Sipas britanikes “The Sun” fotografitë janë realizuar pas takimit të adoleshentit me nënën e tij, pas muajsh mungese kontakti./tvklan/Telegrafi/