Site icon Telegrafi

Djali i Madonnas përfundon në burg!

Roço Ritchie, djali Madonnas është arrestuar pasi është kapur me kanabis.

Kështu ka raportuar e përditshmja britanike ‘’The Sun’, ku 16-vjeçari është denoncuar nga fqinjët, të cilët e kishin parë duke tymosur marihuanë pranë banesës në Primrose Hill të Londrës.

Gjatë kontrollit në banesën e Rithcies është gjetur një sasi e vogël droge.

Kjo nuk është hera e parë që 16-vjeçari bie në prangat e policisë pasi në shtator të këtij viti është arrestuar për të njëjtën vepër penale. /Telegrafi/

Ritchie duke tymosur ‘xhoint’
Exit mobile version