Enzo Zidane është pensionuar nga futbolli profesionist në moshën 29-vjeçare dhe do të fokusohet tani tek familja e tij dhe bizneset tjera.
Djali më i madh nga katër fëmijët e Zinedine Zidane, që të gjithë kanë kaluar përmes akademisë së Real Madridit, duke shijuar një karrierë pothuajse një dekadë, megjithëse, ka ardhur koha për t’i dhënë fund asaj sipas Diario AS.
Zidane ishte së fundmi pjesë e Fuenlabradas, aty ku ka bërë 29 paraqitje dhe ishte përfshirë në pesë gola, por pasi kaloi sezonin e kaluar pa skuadër, ai vendosi t’i jap fund karrierës.
Ai ka bërë 203 paraqitje duke shënuar 13 gola dhe duke asistuar në 24 të tjerë, në një karrierë e cila nisi tek Real Madrid Castilla, pastaj vazhdoi tek ekipi i parë i Real Madridit, Alaves, Lausanne, Rayo Majadahonda, Aves, Almeria dhe Rodez Aveyron para se të përfundonte tek Fuenlabrada.
Enzo ka bërë një paraqitje për ekipin e parë të Real Madridit dhe ka shënuar në debutimin e tij ndaj Cultural Leonesas në Copa Del Rey.
Momentalisht, Luca Zidane ësthë tek Eibari si portier titullar, Theo Zidane po luan në mesfushë tek Cordoba dhe Elyaz Zidane i është bashkuar akademisë së Real Betisit këtë verë./Telegrafi/