Ferrari dhe Alfa Romeo kanë konfirmuar se Mick Schumacher është përzgjedhur për testimin e Formula 1 gjatë Çmimit të Madh të Bahreinit.
Schumacher – djali i kampionit të shtatfisht në F1, Michael – fitoi titullin e kampionit evropian të Formula 3 sezonin e kaluar përpara se të shkonte në F2.
Ferrari dhe Alfa Romeo – dikur Sauber – tani kanë njoftuar se anëtari i Akademisë së Ferrarit, Schumacher do të bëjë debutimin e në Bahrain.
Schumacher do të bashkohet me gjatë kësaj jave me skuderinë italiane pasi të përfundojë garën në Formula 2.
“Padyshim jam më shumë se i emocionuar dhe do të doja të falënderoja Ferrarin dhe Alfa Romeon për dhënien e kësaj mundësi”, tha Schumacher.
“Ne kemi besim të madh në vlerat e Akademisë së Shoferëve të Ferrarit si një program trajnimi të nivelit të lartë për të rinjtë e talentuar”, tha shefi i Ferrari Mattia Binotto dhe shtoi se “Prandaj ne jemi shumë të kënaqur që jemi në gjendje t’i japim një mundësi Mickut dhe Callumit në Formula 1”, tha ai.
Ndryshe, gara në shtetin aziatik do të zhvillohet gjatë fundjavës dhe favoritë konsiderohen pilotët e Mercedesit dhe Ferrarit. /Telegrafi/
.@SchumacherMick to drive the SF90 in Bahrain test https://t.co/heAIvQZUBt#SF90 #essereFerrari pic.twitter.com/rFFXPBZrkK
— Scuderia Ferrari HP (@ScuderiaFerrari) March 26, 2019