Telegrafi

Djali i LeBron Jamesit ka katër vjet kohë për t’ia bërë babait ëndrrën realitet

Dëshira e fundit e LeBron James tashmë dihet edhe botërisht. Në vitin 2017, ai i tha revistës GQ se do të dëshironte të luante në NBA me djalin e tij, LeBron James Jr. 

James Sr. pohoi se do të dëshironte të ishte në parket derisa t’i ofrohej mundësia të luante kundër Bronnyt, duke e quajtur atë “qershia mbi torte” të karrierës basketbollistike.

Bronny do të mbush në muajin tetor 15 vjet, ku në sezonin e ri do t ë luajë për shkollat e mesme për Sierra Canyon në zonën e Los Angeles.

Se ëndrra mund të bëhet realitet u dëshmuan gjatë një videoja të publikuar në rrjetet sociale teksa shihet djaloshi duke luajtur basketboll, ku tregonte se ka cilësi prej basketbollisti.

LeBron tashmë është 34-vjeçar dhe më së shpejti mund të luajë me djalin e tij në sezonin 2023/24, sipas Yahoo Sports.

Pyetja e thjeshtë se sa i mirë është Bronny si lojtar, vjen me shumë përgjigje të ndërlikuar. Mendimet e mbledhura nga skautët e ndryshëm ofrojnë një numër këndvështrimesh. Thelbësorja e përgjigjeve të tyre është se Bronny është një lojtar me perspektivë dhe shumë i talentuar gjersa ka potencial që të bëhet basketbollist i NBA-s.

Kur LeBron ishte në vitet e Bronnyt, potenciali i tij për NBA ishte shumë më i dukshëm. LeBron James Jr. nuk ishte pjesë e kampit të SHBA Junior Team fundjavën e kaluar në Colorado Springs. Kishte fjalë për ta ftuar atë, por Bronny zgjodhi të luante me bashkëmoshatarët në Las Vegas. Ai zgjodhi një vend ku të gjitha aspektet e lojës së tij mund të vlerësoheshin herët.

Ndryshe, Bronny do të fillojë karrierën e shkollës së mesme në Super Team Sierra Canyon me Zaire Wade, djalin e Dwyane Wade. Të luash me shokët e tjerë të së njëjtës cilësie, pritet ta ndihmojë zhvillimin e Bronnyt. /Telegrafi/