Djali i LeBron James, Bronny, pësoi arrest kardiak të hënën gjatë një stërvitje basketbolli në Universitetin e Kalifornisë Jugore.
Atleti 18-vjeçar u dërgua në një spital, ku u trajtua në njësinë e kujdesit intensiv përpara se të lirohej në kujdesin e përgjithshëm, thotë një zëdhënës i familjes James për Page Six.
“Dje teksa ushtronte Bronny James pësoi një arrest kardiak. Stafi mjekësor ishte në gjendje ta trajtonte Bronny dhe ta çonte në spital. Ai tani është në gjendje stabile dhe nuk është më në ICU”, thotë deklarata.
“Ne kërkojmë respekt dhe privatësi për familjen James dhe do të përditësojmë mediat kur të ketë më shumë informacione”.
Deklarata përfundon me LeBron dhe gruan e tij, Savannah James, duke falënderuar stafin mjekësor për ‘punën dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm’.
Sipas Shoqatës American Heart Association, arresti kardiak ndodh kur zemra “ndalon së rrahuri papritur”.
Kjo ndryshon nga një atak në zemër, i cili ndodh kur qarkullimi i gjakut në organ bllokohet.
Bronny së fundmi u angazhua në USC dhe pritet të ndjekë hapat e babait të tij të famshëm dhe të hyjë në NBA. /Telegrafi/