Telegrafi

Djali i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos është vetëm 23 vjet po ka në pronësi dy biznese dhe veturë 200 mijë euro

Është vetëm 23 vjeҫ, por djali i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, Xhulio Dako është nga ata të rinj të cilët bëjnë jetë luksoze, dhe fati i ka “buzëqeshur” edhe në biznes. Xhulio Dako, sipas Qendrës Kombëtare të Regjistrimit rezulton aksioner në dy kompani mjaft të fuqishme.

23-vjeҫari rezulton aksioner në “ARTIC GROUP” kompani e cila merret me tregtinë me shumicë dhe pakice, importi –eksporti, prodhimi, përpunimi, ruajtja, logjistika, shpërndarja, lëvizja dhe depozitimi, për vete dhe për llogari të të tretëve, i të gjitha llojeve të produkteve të ngrënshme, krustaceve, molusqeve dhe fruta, si dhe “DB WASH INTERNATIONAL” që merret me aktivitet ta lavanderisë dhe ngjyrosjes industriale të produkteve tekstile.

Kompania “DB Wash International” është gjithashtu edhe përfituese e fondeve publike, ku në thesarin e shtetit rezultojnë 3 transaksione financiare ndaj kësaj kompanie, me vlerë 484.000 lekë (të reja).

Gjithashtu Xhulio Dako ka një pronësi një makinë “Porsche Panamera White Storm” e cila kap vlerën e tregut prej, 200 mijë eurove. /Dritare.net/Telegrafi/