‘Djali i keq’ i futbollit, Adriano, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes kur është fjala për t’ua argëtuar.
Ish-futbollisti i Interit dhe Romës do të shpenzojë 78.000 funte (92.000 euro) në festën e ditëlindjes së tij të 35-të, ku janë ftuar më shumë se 400 njerëz.
I njohur si Perandori nga koha e tij në Itali, braziliani që ka mbushur 35 vjet më 17 shkurt, do ta festojë ditëlindjen në vendin e tij të lindjes, në lagjen Tijuca të Rio de Janeiros.
Të ftuarit me fat do të kenë ushqim dhe pije pa pagesë, duke qenë se Adriano do të jetë shumë dorëlirë.
Nuk është hera e parë që braziliani shpenzon shuma të majme parash për t’u argëtuar. Në vitin 2015, ai e kishte rezervuar një hotel të tërë në Rio për të ftuar 18 prostituta. Asokohe kishte paguar 25.000 funte për këtë privilegj.
Kujtojmë se jeta dhe karriera e futbollistit pësoi rënie si pasojë e problemeve me alkoolin që nga vdekja tragjike e babait të tij. /Telegrafi/