Site icon Telegrafi

Djali katërvjeçar i Megan Fox dëshiron të veshë fustane (Foto)

Djali 4-vjeçar i çiftit Megan Fox dhe Brian Austin Green duket se i pëlqejnë më shumë fustanet.

Çifti ka 3 djem së bashku dhe duket se djali i madh fotografohet shpesh në publik i veshur me fustane e funde dhe ndonjëherë edhe paruke me okë të gjatë.

Aktori Brian Austin Green ka folur për herë të parë duke mbrojtur dëshirën e tij.

“Shpesh kam dëgjuar shumë njerëz që kritikojnë veshjen e tij. Ai është vetëm 4 vjeç dhe nëse dëshiron të vesh fustane le ti veshë ato. Nëse dëshiron të argëtohet ashtu le ta bëjë. Ai nuk është duke dëmtuar askënd e zgjedhjen e tij “, tha Green.

Duket se Megan Fox dhe Brian Austin Green nuk e kanë problem që djali i tyre pëlqen të luaj me fustane dhe nëse ai është i lumtur ashtu, le të vazhdojë.

Exit mobile version