Djali i Jose Antonio Reyes, ish futbollisti që ndërroi jetë tragjikisht, Jose Antonio Reyes Lopez, ka stërvitur sot për herë të parë me ekipin e parë të Real Madridit.
17-vjeçari ka performuar mirë për U-17 në Valdebebas dhe sot u shpërblye nga Carlo Ancelotti.
Me Real Madrid Castilla që luan të mërkurën, Ancelotti shikoi nga radhët e të rinjve për të plotësuar numrat dhe sulmuesi bëri një hap të madh drejt ndjekjes së gjurmëve të babait të tij me një karrierë në futbollin profesionist.
Jose Antonio Reyes Lopez, son of ex-Arsenal, Sevilla and #RealMadrid winger Reyes, trained with the first team of Los Blancos this afteroon. He recently signed a contract extension. (Marca) pic.twitter.com/rPdRHN0xw3
— Football España (@footballespana_) October 30, 2024
Reyes Lopez nënshkroi një zgjatje të kontratës me Los Blancos deri në vitin 2027 javën e kaluar, pasi kishte nënshkruar marrëveshjen e tij të parë profesionale vitin e kaluar, siç raportonte Marca.
Ai është bërë i rregullt edhe në skuadrën e Spanjës U-17, duke shënuar katër herë në shtatë paraqitjet e tij, dhe është e qartë se është në rrugën e duhur.
Babai i tij ndërroi jetë tragjikisht në vitin 2019 në moshën 35-vjeçare pas një aksidenti automobilistik.
El hijo de Reyes, promesa del Real Madrid, entrena por primera vez con Ancelotti 🙌🤍
💎 José Antonio Reyes López a sus 17 años es titular en el Juvenil B y una de las joyas de la cantera del club blanco
📱 Belén Martín pic.twitter.com/7KWxZ9NlvD
— MARCA (@marca) October 30, 2024
Reyes kishte shijuar një karrierë në Sevilla, Real Madrid, Arsenal, Atletico Madrid, Benfica dhe Espanyol përpara se të zbriste në divizionet më të ulëta.
Ai gjithashtu bëri 21 paraqitje për Spanjën, duke shënuar katër herë. /Telegrafi/