Telegrafi

Djali i ish-Presidentit Meidani emërohet në krye të agjencisë kundër ekstremizmit të dhunshëm

Denion Meidani, djali i ish-presidentit Rexhep Meidani është emëruar Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Më herët, Meidani ka qenë drejtor i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Emërimi i Meidanit, është bërë nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Nga ana tjetër, Lejdi Dervishi, e cila mbante të njëjtin post më parë, pritet të marrë detyrën e zëvendësministrit të Brendshëm. /A2 CNN/