Denion Meidani, djali i ish-presidentit Rexhep Meidani është emëruar Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
Më herët, Meidani ka qenë drejtor i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.
Emërimi i Meidanit, është bërë nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
Nga ana tjetër, Lejdi Dervishi, e cila mbante të njëjtin post më parë, pritet të marrë detyrën e zëvendësministrit të Brendshëm. /A2 CNN/