Telegrafi

Djali i Naim Tërnaves, i gatshëm të vdes për Sirinë (Foto/Video)

Ai, në rrjetin social Facebook ka shkruar se çdo ditë e më shumë po i shtohet vullneti për t’iu bashkangjitur bashkatdhetarëve të tij në luftimet e Sirisë. Harisi po ashtu shkruan se është i gatshëm që për hir të Allahut edhe të vdes.

“Çdo ditë e më shumë po më shtohet vullneti me shku në Shaaaamm për hir të Allaht. A jeni edhe ju me mu vllazni të vdesim për Allahun”, shkruan Harisi në Facebook, i cili ka postuar edhe një link të një videoje në YouTube. 

Ndryshe, deri më tani 10 shqiptarë kanë humbur jetën në Siri si pjesëtarë të forcave rebele kundër regjimit të Bashar al-Assadit.

Shqiptarët e vrarë janë nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Shqipëria. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve të përfshirë në luftën siriane besohet se është 140 persona, ndërsa janë të ndara në dy grupe në Alepo. /Zëri/