Telegrafi

Djali i Holyfield nokauton kundërshtarin pas 16 sekondash – por tifozët janë të acaruar me gjyqtarin

Djali i Evander Hoyfield ka vazhduar traditën e babait të tij në boks, pasi ka debutuar në boks me nokaut në vetëm 16 sekonda që kishte filluar meçi.

Evan Holyfield Jr e ka mposhtur kundërshtarin e tij Nick Winstead me një goditje të fuqishme, mirëpo aty kishte disa dilema.

Tifozët që ishin të pranishëm në stadium kishin shkruar në rrjetet sociale se gjyqtari nuk e kishte bërë numërimin deri në dhjetë sekonda.

Kishte akuza të tjera se ndoshta Evander i kishte blerë meçin djalit të tij për ta motivuar në debutimin e tij në boks.

“Ju duhet t’i jepni atij një mundësi, duhet a po?!”, kishte thënë komentuesi i takimit. Nuk them se Holyfield s’është boksier i mirë, por ku është numërimi”, ka thënë një shikues.

“Ndalim i tmerrshëm i meçit”, ka thënë një tjetër shikues. “Babai ndoshta i ka paguar raundin e parë në debutimin e tij”, kishte shkruar shikuesi tjetër. /Telegrafi/