Site icon Telegrafi

Djali i ‘gjuetarit të njohur’ tregon momentin kur u detyrua të ikte, kur një krokodil e sulmoi në një kopsht zoologjik të Australisë

Djali i gjuetarit të njohur të krokodilëve, Robert Irwin ka folur për momentin tronditës kur u detyrua të ikte për të shpëtuar nga më e keqja, kur një krokodil 3.7 metra e sulmoi gjatë një seance ushqimi në një kopsht zoologjik të Australisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 18-vjeçari, i cili është djali i Steve ‘The Crocodile Hunter’ Irwin, ndau pamjet të hënën duke treguar takimin e tij të tmerrshëm krokodilin e rrallë të quajtur Casper.

Roberti i ofroi Casperit një pjesë mishi për drekë për të provuar nëse kafsha ishte mjaft e rehatshme me mbylljen e saj të re për t’u paraqitur në shfaqjet në kopshtin zoologjik.

Por bisha 350 kg e injoroi ushqimin dhe i “ia tregoi dhëmbët” adoleshentit.

“[Caspar] është thjesht dinamit absolut”, ka thënë ai të martën.

Robert e përshkroi bishën 350 kg si një nga krokodilat më ‘goditës’ në kopshtin zoologjik të Australisë – një që nëna e tij Terri dhe babai i tij Steve e shpëtuan shumë kohë më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version