Tashmë është bërë trend që fëmijët e të famshmëve të bëhen me llogari të tyre në rrjete sociale.
Pos djalit të Gold AG, Guerilit, vajzës së reperit Ledri Vula, Poem Blu, së fundmi është bërë e ditur se me faqe zyrtare në Instagram u bë edhe djali i reperit Gjiko dhe prezantueses Elita Rudi, Zëri.
Duket se ditën e sotme është hapur Instagrami i tij dhe tashmë ka mbledhur disa ndjekës e ka postuar disa fotografi.
Siç shihet, ai momentalisht numëron 862 ndjekës ndërsa ka vendosur t’i ndjekë vetëm prindërit, Elitën dhe Gjikon.
Këta të fundit po ashtu ia menaxhojnë faqen Zërit, ndërkohë që reagimet nëpër postime kanë qenë të shumta.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin Zërin në Instagram mund ta gjejnë me emër dhe mbiemër – Zëri Gjikolli.
Duhet theksuar se Elita dhe Gjiko së shpejti pritet të bëhen prindër edhe të një vajze. /Telegrafi/