Site icon Telegrafi

Djali i Fiat Canovskit aksidenton këmbësorët në gjendje të dehur (Foto)

Djali i biznesmenit Fiat Canovski, Sefer Canovcki më 2 janar 2017 ka qenë duke drejtuar veturën ‘Bently’ në gjendje të alkoolizuar ku edhe ka qenë pjesë e aksidentit të këmbësorëve të lënduar, përcjell Telegrafi Maqedoni nga Ohridsky.

Sipas informacioneve të aksidentit të raportuar, aksidenti ka ndodhur më 2 janar në Strugë në rrugën ’15 Korpus’, ku janë aksidentuar dy vetura, njëra Mercedes e drejtuar nga ZH.P. dhe Bently e drejtuar nga Sefer Canovski. Në fatkeqësi kanë marrë pjesë edhe dy këmbësorë.

Canovski ka humbur kontrollën, ka dalë nga drejtimi i rrugës dhe ka goditur këmbësorët të cilët ishin në trotuar me biçikletë. Në aksident, lëndime trupore ka marrë edhe Canovski edhe këmbësorët E.M. dhe S.Z., ku më pas janë dërguar në Qendrën medicinale në Strugë, ku më pas Canovski dhe S.Z. janë lëshuar në shërim shtëpiak, kurse E.M. është mbajtur për trajtim të mëtutjeshëm.

Është kryer edhe testi alkoolik i pjesëmarrësve, ku te Sefer Canovski është konstatuar 0.48 promil alkooli në gjak. /Telegrafi/

Exit mobile version