Telegrafi

Djali i Fatmir Limajt kujton nënën me një mesazh emocionues (Foto)

Djali i kryetarit të partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka kujtuar nënën e tij të ndjerë.

Durimi, djali i Fatmir Limajt, ka kujtuar nënën e tij duke publikuar një foto nga fëmijëria ku shihet me nënën e ndjerë dhe motrën.

Këtij postimi ai ia ka bashkëngjitur një mesazh tejet emocional me një dedikim për nënën.

“Kur humbim personat më të rëndësishëm në jetë, kujtimet për ta shndërrohen në thesarin më të çmueshëm. Gjeneratë pas gjenerate, kujtimet dhe mësimet tua do të rrojnë përjetë”, ka shkruar Durimi në dedikimin e tij.

Fatmir Limaj sërish është martuar duke bërë një familje të bukur së bashku. /Magazina.al/Telegrafi/