Telegrafi

Djali i Evander Holyfield nokautohet brutalisht në raundin e dytë nga një elektricist

Djali i Evander Holyfield, Evan, u eliminua nga kundërshtari që nuk cilësohej si favorit, Jurmain McDonald, në eventin e së shtunës mbrëma në “Tiller Fight Club”.

Djali 24-vjeçar boksierit legjendare u nokautua nga një grusht me të djathtën shkatërruese në raundin e dytë të asaj që ishte vetëm lufta e 10-të e karrierës së tij profesionale.

Kundërshtari i tij McDonald – një elektricist në kohën e tij të lirë – hyri në luftë me një rekord 6-5, por fitorja e tij ndaj Holyfield ka ardhur si triumfi i tij më i madh deri më tani.

Lexo po ashtu Djali i Holyfield nokauton kundërshtarin pas 16 sekondash – por tifozët janë të acaruar me gjyqtarin

Mënyra e humbjes për Holyfield mund të vijë si një shqetësim i madh për karrierën e tij të re në boks që mund të kërkojë një rindërtim të hershëm.

McDonald përfundoi duelin Holyfield duke i dhënë një goditje shkatërruese, me këtë të fundit që përfundoi me fytyrë në dysheme.

Megjithë goditjen brutal, Holyfield, i cili njihet me pseudonimin ‘Yung Holy’ ishte në gjendje të ulej drejt dhe duke u shfaqur i trullosur dhe nuk ishte në gjendje të bindte arbitrin se mund të vazhdonte pasi numri i zyrtarit arriti në tetë.

Humbja do të vijë si një goditje për Holyfieldin, i cili pritej të përballonte me lehtësi sfidën e McDonald-it pasi regjistroi gjashtë nokaute në nëntë fitoret e tij të mëparshme. /Telegrafi/