Telegrafi

“Djali i ëndrrave” – Irina Shayk e entuziazmuar për lidhjen e re me Tom Bradyn

Irina Shayk thuhet se është shumë e ‘emocionuar’ për romancën e saj me legjendën e NFL – i cili njëherësh është ‘djali i saj i ëndrrave’.

Supermodelja, 37 vjeçare është e ‘impresionuar me Tomin’, tha një burim për revistën People, duke shtuar se asaj i pëlqen të takohet me të’.

“Ai është djali i saj i ëndrrave”, shtoi burimi.

Foto: Screenshot/Instagram

“Ata janë të angazhuar në profesionet e tyre dhe takohen kudo që munden”, theksoi mes tjerash burimi.

Lexo po ashtu Irina Shayk dhe Tom Brady qëndruan për dy ditë bashkë në një hotel në Londër mes thashethemeve për lidhje

“Irina nuk e ka problem të udhëtojë për ta parë. Ajo është shumë e emocionuar për marrëdhënien e tyre”.

Foto: Getty Images

Raportimet se dyshja kanë nisur një lidhje dashurie vijnë që nga maji, në bazë të disa imazheve të tyre të përbashkëta.

Brady ka qenë beqar që nga divorci me modelen Gisele Bundchen, i cili u finalizua në tetor të vitit 2022.

Foto: Backgrid

Ai dhe modelja e “Victoria’s Secret”, 43 vjeçe, kanë bashkë dy fëmijë: djalin Benjamin, 13 vjeçe dhe vajzën, Vivian, 10 vjeçe.

Atleti është gjithashtu baba i djalit Jack, 15 vjeç me ish- partneren Bridget Moynahan.

Foto: Instagram

Nga ana tjetër, Shayk më parë ka qenë në lidhje me aktorin Bradley Cooper.

Dyshja, të cilët ishin bashkë për katër vjet nga viti 2015, mirëpritën vajzën Lea de Seine në 2017. /Telegrafi/

Foto: Getty Images