Një person është arrestuar mbrëmë në Istog pasi që ka sulmuar babanë e tij.
Sipas Policisë i dyshuari është arrestuar pasi që babanë e tij e kishte sulmuar fizikisht.
Policia bën të ditur se i dyshuari ka probleme shëndetësore dhe është përdorues i substancave narkotike.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.