Site icon Telegrafi

Djali e “lë nën hije” Michael Phelpsin (Foto)

Djali tremuajsh i Michael Phelps është bërë hit në internet, pasi një fotografi e tij u publikua në rrjetet sociale.

Vogëlushi Boomer ka pozuar me një bluzë pa krahë me mbishkrimin: “Medalje e artë”.

Natyrisht se për të ndjekur hapat e babait të tij, i nevojitet shumë punë dhe shumë vite përgatitje, por vocërrakut nuk i mungon fama, pasi ai tashmë e ka atë.

Kujtojmë që 31-vjeçari Phelps u pensionua nga noti në vitin 2012, por u kthye dy vite më pas për t’u përgatitur për ‘Rio 2016’.

Ai është notari i parë amerikan që është kualifikuar në pesë Lojëra Olimpike. /Telegrafi/

Exit mobile version