Telegrafi

Djali e detyroi Armstrongun të pranojë për drogën

“E kam parë djalin tim duke më mbrojtur dhe duke thënë se kjo nuk është e vërtetë”, ka deklaruar 41-vjeçari gjatë shout televiziv të moderatores së njohur amerikane, Oprah Winfrey.

Siç transmeton Evropa e Lirë, kjo e kishte shtyrë atë të mendojë se duhej t’i tregonte djalit të tij.

Ky shpjegim u bë një ditë pasi Arsmtrong pranoi për herë të parë publikisht se ka përdorur droga stimuluese kur i kishte fituar shtatë tituj të njëpasnjëshëm në garën prestigjioze ndërkombëtare Tour de France. /Telegrafi/