Klubi nga Serie D, Folgore Caratese, e ka transferuar Isaac Drogban – djalin e legjendës Didier Drogba.
I lindur në Paris në dhjetor të vitit 2000, ai ka luajtur për sektorin e të rinjve te Chelsea, para se të transferohej te Guingamp.
Lajmin për transferimin e 20-vjeçarit e ka bërë klubi italian përmes faqes zyrtare, por edhe në rrjetet sociale.
“Folgore Catanese njofton se e ka transferuar Isaac Drogban, djalin e Didier, në një kontratë afatgjate”, thuhet në njoftim.
Babai i tij, Didier Drogba, kaloi tetë sezone te Chelsea duke shënuar 164 gola në 381 paraqitje.
Ish-sulmuesi i Bregut të Fildishtë fitoi 14 trofe me Blutë duke përfshirë edhe atë të Ligës së Kampionëve në sezonin 2011/2012. /Telegrafi/