Telegrafi

Djali i diplomatëve ikë nga Koreja e Jugut për të jetuar në atë të Veriut: Dua të punojë në bashkimin e dy Koreve

Një shtetas i Koresë së Jugu kishte ikur në Korenë e Veriut, që është një rast shumë i rrallë kur dikush vendosë të vazhdojë jetën në Korenë e Veriut, shkruan BBC.

Choe In-guk është djali i dy diplomatëve jugkoreanë, të cilët gjithashtu kishin ikur në Korenë e Veriut gjatë viteve të 80-ta, transmeton Telegrafi.

Siç raportojnë medit verikoreane, ai do të jetojë në Korenë e Veriut dhe do të punojë pandërprerë në bashkimin e dy Koreve.

Ikja nga Koreja e Jugut në atë të Veriut është rast shumë i rrallë, pasi që në shumicën e rasteve janë pikërisht qytetarët e Koresë së Veriut që ikin në atë të Jugut.

Këto dy vende teknikisht janë ende në luftë, dhe për këtë qytetarëve jugkorean u duhet leje e veçantë për atë vizituar Korenë e Veriut.

Ekspertët konsiderojnë se nëse Choe nuk ka respektuar ligjet e Koresë së Jugut dhe nuk ka kërkuar leje, mund të arrestohet në momentin që kthehet në Korenë e Jugut.

Choe është një 73-vjeç shtetas i Koresë së Jugut, por pak dihet për jetën e tij personale apo pikëpamjet e tij politike.

Për shkuarjen e Choe kanë raportuar edhe mediat verikoreane, që kanë raportuar se zyrtarët e këtij vendi e kanë pritur si është më së miri. /Telegrafi/