Telegrafi

Djali i Cristiano Ronaldos një talent i vërtetë – 58 gola në 28 ndeshje

Djali i madh i Cristiano Ronaldos mund të mburret me një rekord të mrekullueshëm të shënimit të golave ​​për ekipin e U-9 të Juventusit.

Cristiano Jr tani është pjesë e akademisë së të rinjve të gjigantëve të Torinos ku edhe  babai i tij bëri transferim verën e kaluar.

Nëntë vjeçari shpejt ka arritur të tregojë talentin që ka dhe që i ka ngjarë babait.

Cristiano Jr ka shënuar 58 gola në 28 ndeshje për Juve U 9, duke shtuar edhe 18 asistime tjera.

Cristiano Jr shënoi katër herë në debutimin e tij te Juve në shtator të vitit të kaluar dhe që atëherë nuk është ndalur.

Ronaldo në një intervistë kishte thënë që do të gëzohej nëse ai mund të bëhet futbollist.

“Shpresoj që Cris, djali im, mund të bëhet si babai i tij. Ai thotë se do të jetë më i mirë (se unë), por unë mendoj se është e vështirë”.

“Jam shumë i lumtur që shënova, edhe për të. Ai po luan për Juventusin dhe përshtatet vërtet mirë, ka qenë më e lehtë për të sesa për mua”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/