Site icon Telegrafi

Djali i Buble që vuan nga kanceri do të operohet gjatë këtij muaji

Djali i Michael Buble ka filluar më në fund të marr trajtimin e tij ndaj kancerit.

Noah Buble, u diagnostikua me kancer të mëlçisë muajin e kaluar, ndërsa tani ka filluar trajtimin me shpresë për ta larguar tumorin, njofton Klan Kosova.

Sipas raportimeve, bëhet e ditur që ky trajtim do të zgjasë deri në fund të vitit kur edhe do të operohet.

Mjekët shpresojnë se tumori do të tkurret mjaftueshëm për të vepruar më tutje ndaj nënshtrimit të kimioterapisë.

Exit mobile version