Telegrafi

Djali i blen të dashurës kostum noti me fytyrën e tij, që në plazh askush të mos flirtojë me të

Një i djalë i ka blerë të dashurës së tij kostum noti me fytyrën e tij për të ndaluar burrat që të flirtojnë me të në plazh, transmeton Telegrafi.

E dashura e Pedro Cuccovillo Vitola, Patty ka një llogari në Instagram të mbushur me fotografi gjatë pushimeve, duke shfaqur kostumin e dhuruar nga i dashuri i saj.

Pedro vendosi që t’i bëj asaj një dhuratë që nuk mund t’a gjejë askush në internet, kështu atij i shkoi në mendje që t’i dhurojë asaj një kostum noti me fytyrën e tij.

Ndjekësit e saj e kanë komentuar mjaft shumë atë, duke e quajtur të dashurin e saj mjaft kreativ me dhuratën e tij.

Çifti është fejuar në Tokyo Disneyland në shtator dhe tashmë janë duke bashkëjetuar. /Telegrafi/