Site icon Telegrafi

Djali i Bidenit, Hunter pranon fajësinë për evazion fiskal

Hunter Biden, djali i presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden, ka pranuar fajin rreth akuzave për shmangie të taksave federale. Në këtë mënyrë ai ndryshoi deklaratën e mëparshme të muajit janar të vitit 2024, kur tha se ishte i pafajshëm.

Ai u deklarua fajtor për të nëntë pikat e aktakuzës, shkruan cnn.

Biden akuzohej se kishte përvetësuar një total prej 1.4 milion dollarësh, ndërsa paratë i kishte shpenzuar për drogë, prostitucion dhe jetë luksoze.

Në një deklaratë pas seancës, 54-vjeçari pohoi se kishte pranuar fajësinë për t’i kursyer prindërit nga detajet e pakëndshme të jetës së tij.

“Duke pasur parasysh gjithçka që i kam kaluar në vitet e kaluara, doja t’i kurseja”, tha Hunter Biden, duke vënë në dukje se ai pagoi taksat e prapambetura.

Veprimi i Hunter Bidenit, në ditën e fillimit të pritshëm të procesit, është një parakusht për të shmangur një gjyq gjatë të cilit, me siguri, do të zbuloheshin detaje komprometuese të jetës së tij, pak para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit. /Telegrafi/

Exit mobile version