Uliks Fehmiu, djali i aktorit të ndjerë shqiptar, Bekim Fehmiu ka treguar disa detaje rreth jetës private për mediat e huaja.
Aktori ka treguar se viti i parë në të cilin nuk ka shkuar për pushime verore në Kroaci ishte në vitin 1991.
Atë vit kishte vendosur të shkonte në Ibiza gjersa kishte menduar të kërkonte vizë ne në Ambasadën Amerikane në Barcelonë, por në shtetin spanjoll ishte festë dhe ambasada ishte e mbyllur, kështu që u kthye në Beogradi.
Gjatë udhëtimit me taksi, ai tregon se si ishte gjendur në ofendime raciste duke shkuar për në banesë.
“Kur i tregova një shofer taksie adresën, ai tha ‘E urrej këtë adresë” – e pyeta pse, ai ma ktheu “Aty jeton shqiptar ndyrësira, ndoshta tashmë u zhvendos në Kosovë”.. Unë ia ktheva ‘Është babai im’, dhe ai heshti”, tregoi Uliksi.
Ndër të tjerash artisti tregoi se kishte ikur në SHBA pasi që nuk dëshironte të jetë pjesë e ushtrisë së shtetit serb.
Ndryshe, Fehmiu tash e sa kohë jeton dhe vepron përtej oqeanit Atlantik dhe po bën karrierë artistike. /Telegrafi/