Ross Rothero-Bourge nga Cornwall i Anglisë, e ka befasuar nënën e tij Lynette, me veturën që ajo e shiti para 12 vitesh, që ta ndihmonte atë derisa ishte një muzikant me ardhura të vogla.
Tani që është një inxhinier i suksesshëm i zërimit, 30-vjeçari e bleu një Fors StreeKa, të njëjtë me atë që nëna tij e shiti para shumë kohe, përcjell Telegrafi.
Vetëm pak ditë pasi 63-vjeçarja e telefoni dhe duke qarë iu ankua, se nuk po i punon mirë vetura dhe nuk ka të ardhura për ta riparuar, ai i shkoi te shtëpia me makinën që ajo e donte aq shumë.
Videoja e postuar më poshtë, e tregon atë teksa ia hedh çelësat dhe i kërkon ta ndezë makinën, por ajo mendon se bëhet fjalë për të vjetrën që e ka përpara dhe jo të renë në skaj të rrugës.
“E donte aq shumë atë veturë, por e shiti që të ma blinte mua një furgon, me të cilin do t’i transportoja bateritë. Ishte kohë e vështirë për të”, ka thënë Bourge.
Momenti kur ajo e sheh veturën e re dhe përqafon më pas të birin, është shpërndarë në internet, duke mbledhur edhe shumë reagime pozitive. /Telegrafi/
https://youtu.be/IbocYJTeZb4