Romeo Beckham flitet se është larguar nga klubi i tij i futbollit në Premier League për t’ju fokusuar karrierës në modë.
Sipas The Sun, mesfushorit iu ofrua një kontratë e re nga Brentford FC në qershor për të qëndruar me ekipin e tyre B.
Por, siç duket Romeo, shpreson të ndjekë hapat e nënës së tij Victoria Beckham, teksa nënshkroi me agjencinë e modës, Safe Management.
Romeo nuk është fillestar në botën e modës, pasi mori pjesë në një fushatë të Burberryt kur ishte vetëm dy vjeç.
“Romeo ka vendosur lë ‘këpucët’ dhe t’i kushtojë kohën e tij karrierës së tij të modës”, tha një burim.
“Ai e ka dashur kohën e tij në Brentford, por duhet të përqendrojë vëmendjen te moda, ku qëndron pasioni i tij”.
“Romeo së fundmi ka nënshkruar me një agjent të modës në Paris dhe synon të punojë me disa marka masive”, thuhej tutje sipas këtij burimi. /Telegrafi/