Brooklyn Beckham ka treguar se ai nuk e kishte ditur deri në moshën 13 vjeçare se prindërit e tij ishin të famshëm.
Duke folur për Wonderland Magazine, ai ka shpalosur edhe momentin kur e kishte marrë vesh se ishte fëmija i dy prindërve që i njihnin të gjithë.
“Shkova në një ndeshje futbolli dhe njerëzit po e brohorisnin emrin e babait tim dhe unë mbeta i shtangur”, ka rrëfyer djaloshi, transmeton Klan Kosovës.
Brooklyn që ka mbi nëntë milionë përcjellës në Instagram, është gati ta publikojë albumin e tij të parë me fotografi këtë verë.
“Është shumë emocionuese për mua që ta publikoj punën time dhe dua t’u tregoj njerëzve se nuk po e bëj këtë vetëm për shkak se jam djali i kujt jam”, ka theksuar ai.
Brooklyn është vëllai i madh i Romeos 14 vjeçar, Cruzit 11 vjeçar dhe Harperit pesëvjeçar.