Romeo Beckham ka publikuar fotografi nga pozat me të dashurën, Mia Regan, mirëpo tifozëve të Manchester Unitedit u ka interesuar ajo që shihet në prapavijë.
Djali i legjendës së Djajve të Kuq, David Beckham, dukej i disponuar teksa kishte realizuar një ‘selfie’ me partneren e tij modele në shtëpi.
Mirëpo, tifozët e futbollit kanë qenë më shumë të interesuar për fanellën që ndodhej e varur prapa dy 20 vjeçarëve.
Në kornizë e varur në mur ndodhej fanella e superyllit portugez, Cristiano Ronaldo, nga koha kur ishte pjesë e Manchester Unitedit.
Tifozët kanë vërshuar me komente duke iu referuar pranisë së fanellës së CR7 në shtëpinë e Romeos, i cili është një futbollist i angazhuar te ekipi B i Brentfordit, i huazuar nga Inter Miami. /Telegrafi/