Aktorja e re dhe me perspektivë Chloe Grace Moretz, në një intervistë ka folur edhe për lidhjen e saj tani zyrtare me Brooklyn Beckham.
Çifti romancën e re e ka zbuluar në rrjetin social Instagram, ndërsa kohë më parë janë paraqitur bashkë edhe në qilimin kuq të premierës së filmit “Neighbors 2: Sorority Rising”, ku ajo luan përkrah Zac Efron dhe Seth Rogen.
“Jemi së bashku në lidhje, por me disa ndërprerje, tashmë disa vite dhe tani lidhjen tonë e kemi zyrtarizuar”, ka sqaruar ajo. “Gjithmonë kemi ikur nga paparacët, çka ka ndikuar në lidhjen tonë, prandaj kemi ardhur në përfundim se duhet ta pranojmë dhe t’i lejojmë të na fotografojnë, sepse ndoshta do ta humbin interesimin për ne”, ka theksuar bukuroshja, duke shtuar se janë bashkë nga viti 2014.