Telegrafi

Djali me autizëm nga Anglia kthehet në shtëpi, pas 15 vitesh në spital

Një djalë me autizëm, i cili ka kaluar gati gjysmën e jetës së tij në një spital të shëndetit mendor, është liruar pas një fushate të gjatë nga nëna e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Ryan Clarke, 32 vjeç, që ishte në spital që nga viti 2006.

Nëna e tij, Sharon, nga Doncaster të Anglisë tha se ai ishte “i ngazëllyer” për kthimin e tij në shtëpi pas 15 vjetësh.

Në korrik, Shoqata Kombëtare e Autizmit (NAS) tha se numri i njerëzve autikë të kufizuar në njësitë e shëndetit mendor në Angli ishte një “skandal kombëtar”.

Siç bëhet e ditur, Clarke u shtrua në spital për shkak të shqetësimeve se ai do të vetëdëmtohej.

Ai fillimisht u diagnostikua me skizofreni, por mori një diagnozë të rishikuar të autizmit kur ishte 28 vjeç.

Deri të hënën ai kishte kaluar pesë vitet e fundit në një njësi të psikiatrisë ligjore, e cila kujdesej edhe për pacientët me dënime penale. /Telegrafi/