Site icon Telegrafi

Djali i Arnold Schwarzeneggerit që dikur ishte bullizuar në shkollë për mbipeshën, sot mahnit me format e tij trupore

Joseph Baena, djali i ‘bodybuilder’-it legjendar Arnold Schwarzenegger, shfaqi fizikun e tij të tonifikuar për Instagram të premten kur publikoi tri fotografi.

“Shumë gjeldeti”, ka shkruar 25-vjeçari, i cili është një influencer i rrjeteve sociale, shkruan DailyMail.

Por Baena nuk tregoi asnjë shenjë fryrjeje në fotografitë e tij të forta, duke përkulur muskujt dhe duke treguar barkun e tij të jashtëzakonshëm.

Konkurenti i eliminuar i spektaklit “Dancing with the Stars” – i cili kohët e fundit zbuloi se ishte bullizuar në shkollë të mesme për mbipeshë – dëshmoi se salla e palestrës i bëri mirë trupit të tij.

I veshur vetëm me pantallona të shkurtra të zeza, Baena përkuli krahun e majtë dhe e thithi barkun, duke i lejuar muskujt e tij të bëjnë atë që bëjnë më mirë – fleksohen.

Venat dhe kofshët e tij dilnin me masë dhe definicion, ndërsa shprehja e tij modeste nuk arriti të fshihte faktin se ai është imazhi i ngjashëm i babait të tij superyll, 75-vjeçarit Arnold Schwarzenegger.

Aktori aspirues më pas zgjati krahët dhe rrafshoi barkun, duke vërë në pah bustin e tij.

Ndërsa Josephi aktualisht punon si agjent imobiliar, ai ka bërë përpjekje për t’u bërë një aktor njëlloj siç bëri babai i tiij kur luajti në filmin “Terminator”.

Në fakt, ai së fundmi mori rolin e tij të parë të madh në filmin e ardhshëm fantastiko-shkencor të regjisorit John Malkovich, “Chariot”.

Në fillim të këtij viti, Joseph i tha “Men’s Health” se ishte shumë i lidhur me babanë e tij, kjo edhe për shkak të pasionit të tyre të përbashkët për ‘bodybuilding’ dhe fitnes.

Për të ndihmuar në stërvitjen e Josephit, Schwarzenegger përfundoi duke i dhënë atij një kopje të “The Encyclopedia Of Modern Bodybuilding”, bashkëautor nga shtatë herë kampioni Z. Olympia dhe i konsideruar nga shumë njerëz si “Bibla e Bodybuilding”-ut.

“Edhe pse mund ta telefonoja në çdo kohë, isha shumë krenar”, rrëfeu Joseph për raportin e tyre gjatë intervistës “Men’s Health”.

Nëna e tij është ish-punonjësja e shtëpisë së ish-guvernatorit të Kalifornisë, Mildred Baena, e cila në fund të fundit kontribuoi në ndarjen famëkeqe midis Schwarzenegger dhe gruas së tij 25-vjeçare, Maria Shriver, 67 vjeçe. /Telegrafi/

Exit mobile version