Christopher Schwarzenegger tregoi së fundmi ndryshimin drastik në pamje.
Djali 25 vjeçar i Arnold Schwarzenegger, i cili shihet rrallë në publik, këtë herë zbuloi se kishte pësuar një rënie drastike në peshë.
Duke hipur në makinën e tij pas një seance stërvitore, Christopher – i cili është më i riu nga fëmijët e Arnoldit me ish-bashkëshorten Maria Shriver – dëshmoi se udhëtimi i humbjes së peshës që ai filloi në vitin 2020 po shpërblehet.
Ai dukej i thjeshtë me veshje të palestrës, ndërsa u pa duke shëtitur në ‘Qytetin e Engjëjve’.
Në vitin 2020, pak pasi Christopher u diplomua në Universitetin e Michiganit, theksoi se do të niste një regjim për të humbur peshë.
Një burim tha asokohe për Hollywood Life: “Ai filloi të ushtrojë dhe të ushqehej më mirë’.
“Ai ishte larg në shkollë duke jetuar si një fëmijë tipik universiteti për disa vite, por tani po rritet dhe është gati të kujdeset më mirë për veten”.
Christopher fitoi diplomën gjatë pandemisë, që do të thotë se ai nuk mund ta pranonte personalisht certifikatën e tij. /Telegrafi/