Djali i Arnold Schwarzenegger, Christopher, tregoi rezultatin e mahnitshëm në peshë teksa mori pjesë në festën e ditëlindjes së 29-të të vëllait të tij, Patrick, në Malibu të dielën.
Djali 24-vjeçar i yllit të “Terminator”, Arnold, 75 vjeç, dhe Maria Shriver, 66 vjeçare, befasoi me ndryshimin drastik pasi nisi një sfidë për të humbur peshë që nga viti 2020.
Chris shfaqi fizikun e tij me një këmishë gri, pantallona blu derisa iu bashkua familjes së famshme në Nobu.
Arnold nga ana tjetër dukej elegant me një këmishë tropikale dhe xhaketë blu, të shoqëruar me pantallona të gjera krem ndërsa u shfaq pranë ish-bashkëshortes, Maria.
Kjo e fundit po ashtu mori vëmendje me veshjen, e cila shihej duke biseduar me vajzën Katherine, 33-vjeçare.
“Ai e arriti qëllimin e tij që të dobësohej pas diplomimit dhe i qëndroi atij”, tha një burim.
I njëjti filloi të ushtronte dhe të bënte zgjedhje të mira ushqimore.
Burimet theksuan se Christopher nuk humbi peshë përmes një diete strikte, por largoi ushqimet e padëshiruara dhe duke bërë palestër.
Përpjekjet e tij për të jetuar një mënyrë jetese më të shëndetshme i kanë bërë përshtypje edhe familjes së tij.
Vitin e kaluar, kur Christopher festoi ditëlindjen e 24-të, babai i tij, Arnold dhe vëllai Patrick, e lavdëruan për regjimin e stërvitjes.
Patrick shkroi: “Krenar për ty. Punë e re. Ushtrimet në palestër. Tërësisht person i ri. Mezi pres të shoh se çfarë do të sjellë ky vit”. /Telegrafi/