Site icon Telegrafi

Djali i Ancelottit dhe katër lojtarë të tjerë të Real Madridit rezultojnë pozitiv me COVID-19

Real Madrid njofton se djali i Carlo Ancelottit, Davide, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 së bashku me Marco Asension, Gareth Balen, Andrij Lunin dhe Rodrygon.

Merengues kanë njoftuar pesë raste të reja me COVID, pas atyre të Luka Modric dhe Marcelo.

Klubi ka lëshuar një deklaratë të shkurtër në faqen e tyre të internetit pa hyrë në detaje rreth kushteve fizike të lojtarëve të tyre.

 

Real Madrid luajti kundër Interit më 7 dhjetor dhe më pas u përball me Atletico Madridin pesë ditë më vonë.

Ata janë në krye të renditjes në La Ligës me 42 pikë në 17 ndeshje.

Skuadra e Carlo Ancelottit pritet të përballet me Cadizin të dielën në Bernabeu dhe për momentin, ndeshja e tyre nuk rrezikon të shtyhet. /Telegrafi/

Exit mobile version