Mbrëmë gjatë një kontrolli të Shërbimit për larje automjetesh në pronësi të birit të deputetit Amdi Bajram ka ndodhur një incident, ka informuar Revolucioner, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në momentin kur inspektorët e DAP e kanë kërkuar aparatin fiskal me qëllim që të nxjerrin raport ditor financiar, djali më i vogël i deputetit Amdi Bajram, përndryshe pronar i auto-larjes të vendosur në garazhin e QTQ në Shkup, ka filluar tu bërtas me fyerje inspektorëve të DAP dhe e ka thyer aparatin fiskal.
Dëshmitarët okular të ngjarjes kanë konfirmuar se ngjarja ka qenë e pakëndshme, ndërsa inspektorët janë larguar menjëherë pas ngjarjes./Telegrafi/