Site icon Telegrafi

Djali i aktorit Michael Madsen ndërron jetë në moshën 26-vjeçare, dyshohet se bëri vetëvrasje

Djali i yllit të Hollywood, Michael Madsen, Hudson Madson, ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçar në Hawaii, kanë konfirmuar autoritetet.

Ai dyshohet se ka bërë vetëvrasje pasi u gjet i vdekur nga një plagë me armë zjarri e vetëshkaktuar në ishullin Oahu. Autoritetet nuk konfirmuan se kur ndodhi tragjedia.

Hudson duket se ka shërbyer në ushtrinë amerikane dhe ka postuar foto në rrjetet e tij sociale të bëra në Afganistan.

Foto: WireImage

“Mund të konfirmoj se Hudson Lee Madsen, 26 vjeç, vdiq nga një plagë me armë zjarri në kokë në ishullin Oahu që dyshohet se është vetëvrasje”, tha një zëdhënëse e Departamentit të Ekzaminuesit Mjekësor në Honolulu.

Sipas profilit të tij në Facebook, Hudson jetonte në Wahiawa të Hawaii, me gruan e tij Carlie, shkruan The Sun.

Foto: Facebook/ Hudson Madsen

Një burim i tha The Sun se nëna e Hudson, DeAnna Madsen, 61 vjeç, ka udhëtuar drejtë Hawaii-t për t’u marrë me tragjedinë.

Madsen, ishte subjekt i një filmi biografik, “American Badass: A Michael Madsen Retrospective”, i publikuar në vitin 2021 nga Playmaker Pictures. /Telegrafi/

Foto: Instagram
Exit mobile version