Site icon Telegrafi

Djali 9-vjeçar vdes pasi e ëma e rrahu me shkop të drurit për plot 5 orë – e akuzonte se ia kishte humbur telefonin (Video)

Një djalë 9-vjeç në lindje të Kinës është gjetur i vdekur, pasi është rrahur nga nëna e tij pasi që e kishte humbur telefonin e saj mobil.

Vogëlushi i njohur me nofkën Ming Ming, kishte përfunduar në shtrat me mavijosje në gjithë trupin, pasi ishte rrahur brutalisht me shkop të drurit për plot 5 orë, transmeton Telegrafi.

Mjekët raportohet se e kishin gjetur me lëndime serioze në trup, përfshirë kokën dhe fytyrën. Ai ishte shpallur i vdekur.

Mediat kineze kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, ku shfaqet vogëlushi dhe nëna e tij në ashensor të ndërtesës në Huang Qiao.

Pamjet brenda ashensorit tregojnë se Ming Ming kishte në dorë telefonin, kurse disa orë më vonë është parë duke e kërkuar në parking.

Ndërkaq nëna e tij ishte nervozuar aq shumë kur e kuptoi se e kishte humbur telefonin në borë, sa që e lidhi në karrige dhe filloi ta godasë për pesë orë me shkop të drurit.

Por, edhe pse e kishte pranuar se nuk e kishte goditur vazhdimisht, ajo pas e rrahu keq e kishte shtrirë në shtrat. Ndërsa pasi arritën mjekët, e konstatuan vdekjen e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version