Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka rënë gjithmonë në sy për stilin e saj ekstravagant.
Pika e saj e dobët kanë qenë të pasmet, të cilat për shkak edhe se janë cilësuar si të pasmet më seksi ndonjëherë, kanë marrë gjithnjë vëmendjen e duhur duke u ekspozuar mjaftueshëm nga këngëtarja.
Por, gjithë kjo ekstravagancë duket se ka rënë në sy tek fëmijët e saj, në veçanti te djali 9 vjeçar, i cili e ka kritikuar paksa mamanë e tij për zhveshjen e tepërt.
Këngëtarja ka treguar në një intervistë së fundmi, se si djali i saj Max i ka kërkuar të mos zhvishet shumë.
“Max më ka pyetur se pse nuk vesh pantollona në koncertet e tua. Duhet të fillosh të vishesh më shumë pantollona, dhe jo më të zhvishesh” ka treguar Lopez këshillën e djalit.
“Oh mami, unë jam një showgirl”, kishte qenë më pas përgjigjja e saj. /Telegrafi/