Një djalë 15 vjeçar ka ndërruar jetë gjatë vendosjes së anestezionit në sallën e operacionit të Klinikës së Traumatologjisë në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Personi në fjalë ka qenë i sjellur në klinikë si rast urgjent me lëndime në të dy gjunjët si pasojë e rënies në orën e edukatës fizike. Ai ka vdekur pas dhënies së anestetikut me inhalacion, ndërsa anesteziologët thonë se nuk bëhet fjalë për reaksion alergjik por dyshojnë se ka ndodhur hipertermi malinje që ndodh në raste shumë të rralla dhe sjell komplikime të ndryshme që mund të përfundojnë me vdekje./Telegrafi/