Fotografi rrëqethëse po qarkullojnë në internet, janë regjistruar nga një kamerë nga dhoma e gjumit e një nëne, para se djali i saj 13-vjeçar Derek Rosa ta vriste, thuhet në dokumentet e prokurorisë në Miami.
Materiali shokues i publikuar nga mediat amerikane përfshijnë fotografitë e shkrepura nga kamera e vendosur për mbikëqyrjen e foshnjave gjatë natës, që gjendej në dhomën e Irina Garcias gjatë 12 nëntorit, transmeton Telegrafi.
Kjo grua dy javë më parë kishte sjellë në jetë vajzën që gjithashtu shfaqet në fotografi, si dhe shtrati i saj në natën e kobshme që gjendej pranë shtratin të së ëmës.
Në njërën nga fotografitë të shkrepura në 22:23 të asaj nate, Garcia shfaqet në shtratin e saj që mbante në kraharor foshnjën e saj.
40 minuta më vonë, në ora 23:00, kamerat filmuan dhomën me dritë të fikur. Foshnja tani gjendet në shtratin e saj pranë të ëmës që flinte e aty shihet adoleshentit Rosa që gjysmë ore më vonë i telefonon ndihmës së shpejtë.
Prokurorët që publikuan materialin akoma nuk e kanë specifikuar përmbajtjen. Megjithatë, fotografitë e siguruara nga New York Post, përfshinë selfien rrëqethës që besohet se 13-vjeçar ia kishte dërguar një miku pas krimit të kryer.
Ai shihet duke pozuar me gjuhën e nxjerrë jashtë, kurse në dorë shihej një substancë e kuqe – që me gjasë ishte gjaku i nënës së tij.
Dëshmitë gjithashtu përfshijnë fotografitë e një thike me mbajtës ngjyrë rose që ishte mbuluar me gjak – që dyshohet të jetë thika me të cilën është kryer krimi.
Gjatë ndihmës që e kishte kërkuar te ndihma e shpejtë në natën e vrasjes, Rosa pranoi se ka vrarë të ëmën dhe i ka dërguar mikut fotografinë.
Ky 13-vjeçar që ishte i shkëlqyer në shkollë, i ka thënë operatorit se fillimisht mëtonte ta vriste me revolen që e kishte në shtëpi, por se në fund vendosi ta bëjë me tjetër armë.
Në natën e krimit, bashkëshorti i Garcia dhe njëherit njerku i të dyshuarit, që është shofer kamioni, ishte në punë. Foshnja që qëndronte e shtrirë në shtrat derisa e ëma ishte e vrarë pranë saj, është sot shëndosh e mirë. /Telegrafi/