Një zëvendës sherifi në Wisconsin i dol “në ndihmë” një 10-vjeçari që thirri 911 pasi nuk po mundte t’i zgjidhte problemet me detyrat e matematikës.
Zyra e Sherifit të Qarkut Shawano njoftoi në rrjetet sociale se një dispeçer iu përgjigj një telefonate 911 nga një fëmijë 10-vjeçar që tha se i duhej ndihmë me detyrat e matematikës.
“Ai tha se familja e tij ‘nuk ishte shumë e mirë në matematikë’ dhe se i duhej ndihmë”, thuhej në postim.
Sherifi George Lenzner tha se dispeçerja Kim Krause i shpjegoi të riut se 911 nuk ishte numri i duhur për ndihmë me detyrat e shtëpisë, por gjithashtu i ofroi ndihmë.
“Ajo kishte pak kohë dhe i tha, ‘A mund të të ndihmoj me problemin?’ Dhe ai i dha një problem të gjatë me thyesa dhjetore, por ajo nuk mundi ta ndihmonte, kështu që i tha, ‘Epo, lërmë të shoh nëse kam ndonjë zëvendës sherifi pranë banesës sate'”, tha Lenzner për Good Morning America.
Zëvendëssherifi, Chase Mason ndodhej afër dhe pranoi të shihte problemin matematikor.
“Personalisht, nuk jam shumë i aftë kur bëhet fjalë për matematikë, por gjithsesi, vendosa të ndihmoj”, shkroi Mason në raportin për incidentin.
Mason, i cili ka një djalë në të njëjtën moshë me thirrësin, u ul me fëmijën dhe arriti të zgjidhë problemet matematikore me thyesa, sipas postimit në Facebook. /Telegrafi/