Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka qenë shumë i përfolur muajve të fundit lidhur me jetën e tij private.
Ai dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, teksa është bërë e ditur se gjinia e foshnjës është vajzë.
Dyshja ndërkohë po vazhdojnë të shijojnë disa ditë të mira pushimi me njëri-tjetrin, duke ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale imazhe të ëmbla të kaluara së bashku.
Së fundmi, Ledri ka treguar se është bërë edhe një djal i zoti gjatë këtyre ditëve në shtëpi, duke i kryer vet shumë prej punëve të shtëpisë.
Ai publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej duke hekurosur peshqirin e tij dhe në të njëjtën kohë duke larë dhëmbët.
“Djal për shtëpi”, shkroi reperi Vula në mbishkrimin e kësaj fotografi,e duke treguar kështu se aftësitë e tij si një amvis.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve të tij të shumtë. /Telegrafi/